Bota

Një ‘cunami’ mjegull përfshin në pak sekonda qytetin britanik

17 Prill 2022, 09:53 Nga DOSJA
Një ‘cunami’ mjegull përfshin në pak sekonda qytetin

MBRETËRIA E BASHKUAR- Fotot befasuese tregojnë momentin kur një ‘mjegull e rrallë cunami’ u rrotullua mbi Plymouth Sound të enjten.

‘Mjegulla e cunamit’ ndodh kur kondensimi nga ajri i ngrohtë bashkohet me ujin e ftohtë të detit, duke krijuar efektin e një mbulesë reje që lëviz shpejt.

Sipas Mirror, një qytetarë Sam Whitfield, nga Mbretwria e Bashkuar e përshkroi pamjen e fundit si “mbresëlënëse”.

“Në thelb është një sasi masive e mjegullës. Kur kushtet janë të përshtatshme në fund të pranverës ose në fillim të verës, kondensimi nga ajri i ngrohtë që bashkohet me ujin e freskët të detit mund të krijojë këtë efekt dramatik që është ajo që është parë,”-tha ai.

Temperatura e së premtes ishte gjithashtu më e nxehtë se ajo në ishullin e festës në Ibiza, e cila arriti në 18 gradë Celsius. Periudha me diell pritet të zgjasë gjatë gjithë fundjavës dhe të arrijë kulmin me një ditë me qiell të pastër blu të dielën.

Meteorologu i Met Office, Steven Keates ka paralajmëruar vizitorët e plazhit që të “ngjisin kremin kundër diellit” dhe të pinë shumë ujë për t’u mbrojtur nga nivelet më të larta se zakonisht UV. Forca e rrezeve parashikohej të arrinte në 6, e cila konsiderohet “e lartë” në indeksin e shërbimit të motit.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mbreteria e bashkuar mjegull cunam mbreteria e bashkuar mjegull cunam

Sondazh

Poll