Bota

Bëri thonjtë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, arrestohet një grua në Rusi

17 Prill 2022, 08:11 Nga DOSJA
Bëri thonjtë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, arrestohet

RUSI- Një 46-vjeçare është arrestuar pasi kishte lyer thonjtë me një manikyr me ngjyra e flamurit ukrainas.

Sipas Vanity Fair, ajo kishte edhe ngjyrat kuq e zi në gishtin e unazës që i referohen nacionalistëve ukrainas të Pravda Sektor, një organizatë paraushtarake e ndaluar në Rusi.

Thonj nuk kaluan pa u vënë re në sytë e një klienti të agjencisë së tij të përkthimit, i cili paraqiti një ankesë në Shërbimin Federal të Sigurisë të Federatës Ruse. 

Olga Dyachenko, 46-vjeçare me origjinë ukrainase, por shtetase ruse që nga viti 2021, u thirr në komisariatin e qytetit ku jeton, Jaltë, dhe u arrestua. Ajo më pas u mor në pyetje dhe ju hoq manikyri i thonjve pas marrjes në pyetje. Tashmë Dychenko është në pritje të gjykimit.

Agjentët fotografuan thonjtë (në ankesën e klientit thuhet se janë të zbukuruar me “ngjyrat e një tradhtari kombëtar”) dhe morën në pyetje gruan.

“Nuk ka asgjë të dyshimtë në këtë gjë: i imi është një manikyr normal shumëngjyrësh dhe kushdo që ka bërë ankesën i ka shpikur të gjitha. Thonjtë janë zbukuruar dy javë më parë dhe deri atëherë askush nuk ishte shqetësuar për to”-tha Olga Dyachenko.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! BE shton sanksionet ndaj Rusisë,vritet gjenerali i 8-të, Papa dënon mizoritë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olga dyachenko lufta ukraine-rusi olga dyachenko

Sondazh

Poll