Sport

Sampaoli para ‘classic’-es franceze: “Mbappé është pothuajse i pandalshëm”…

17 Prill 2022, 05:31 Nga DOSJA
Sampaoli para ‘classic’-es franceze: “Mbappé

FRANCE Jorge Sampaoli, trajneri i Olympique Marseille, është shprehur për shtypin, në prag të “classic”-es së futbollit francez, ndeshjes kundër PSG (20:45), sonte në mbrëmje:

“Është e rëndësishme që skuadra të ketë tetë fitore radhazi. Këto të japin shpresë për t’u kualifikuar në Champions League dhe për të qëndruar gjallë në garat europiane. 

Statistikat nuk kanë rëndësi për mua, përveç arritjes së qëllimit final, ndërkohë që ka ende shumë ndeshje. Arritja e nëntë fitoreve në kampionat nuk do të ndryshojë pikëpamjen time. Gjëja kryesore është që ne kemi konsoliduar idenë tonë për lojën.

Mbappe? Kam pasur mundësinë të përballem me Kylian Mbappé në Kupën e Botës dhe këtu, kur erdhi Parisi. Dhe çdo herë, ai bën diferencën. Me lojtarët që ka pranë, është thuajse i pandalshëm. Ne duhet të jemi një ekip i madh kolektiv, sepse individualisht ai është shumë më lart.

Sot ishte dita e vetme që ishim në gjendje të përgatiteshim për “classic”. Ne shikuam disa video dhe bëmë planin e lojës për lojën. Është kohë paksa e shkurtër për t’u përgatitur për një ndeshje të tillë.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edhe për sulmuesin e psg-së në derbin ndaj marseille olympique marseille sampaoli edhe për sulmuesin e psg-së në derbin ndaj marseille olympique marseille sampaoli

Sondazh

Poll