Sport

Porto fluturon drejt titullit në Portugali: +9 ndaj Sportingut sot në fushë…

17 Prill 2022, 04:48 Nga DOSJA
Porto fluturon drejt titullit në Portugali: +9 ndaj Sportingut sot në

PORTUGALI – Porto fluturon drejt titullit të ri të kampionit në Portugali, pasi mposhti në javën e 30-të të Primeira Liga skuadën e Portimonenses, duke e mundur me rezultatin e thellë 7-0.

Kur kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër javë në futbollin portugez Porto kryeson renditjen me +9 pikë që e ndjek Sportingu, i cili sot do të jetë në fushë kundër Benficas së vendit të tretë.

Skuadra e Conceiçao e lë titullin në hipotekë, me katër javë para fundit dhe mund të festojë në javën e ardhshme, në rast të një zinxhiri rezultatesh, që duhet të shohin dy nokaute radhazi për Sportingun.

Në ndeshjet e tjera të ditës, Maritino mposht 4-0 Boavista, ndërsa Belenses fitoi 1-0 me Vizela dhe Moreirense 2-0 me Tonderà.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “dragao” të portos sportingu i lisbonës trajneri i portos “dragao” të portos sportingu i lisbonës trajneri i portos

Sondazh

Poll