Sport

Villarreali nuk ndalet, fiton ndaj Getafes dhe konfirmon “nëndetësen”

17 Prill 2022, 05:05 Nga DOSJA
Villarreali nuk ndalet, fiton ndaj Getafes dhe konfirmon

SPANJE – Villarreali mbetet në rrugën e tij. Katër ditë pas kualifikimit të tyre në gjysmëfinale të Champions League pas eliminimit të Bayernit, lojtarët e Unai Emery fituan ndaj Getafe (1-2) për llogari të javës së 32-të të La Ligës.

Diferenca u bë që në fillim të ndeshjes, falë golit të nëntë në kampionat nga Gerard Moreno (7’), që u ndjek nga Manu Trigueros (16’), që e çoi epërsinë në 2-0.

Nuk mjaftoi goli i Unal (63’) te Getafes për të ndryshuar fitoren e Villarealit, si vetëm ngushtoi shifrat në 1-2.

“Nëndetësja e verdhë” i rikthehet suksesit në La Liga për herë të parë që prej 12 marsit dhe përfiton nga rasti për t’u pozicionuar gjashtë pikë pas Real Sociedad, i gjashti në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit kundër getafe villarreali i unai emery ai nuk do të jetë as nesër ndaj villarrealit kundër getafe villarreali i unai emery

Sondazh

Poll