Sport

Ndërron jetë ‘Gerd Muller i Lindjes’, ish-sulmuesi gjerman i ka shënuar 3 herë Shqipërisë

16 Prill 2022, 21:24 Nga DOSJA
Ndërron jetë ‘Gerd Muller i Lindjes’, ish-sulmuesi gjerman

GJERMANI– Legjenda e futbollit gjerman , Joachim Streich është ndarë nga jeta mëngjesin e 16 prillit në moshën 71-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ish-futbollisti i Republikës Demokratike Gjermane, ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit europian në vitet ’70-’80. Streich mbante rekordin për më shumë paraqitje dhe gola të shënuar për Gjermaninë Lindore. Mori pjesë në Kupën e Botës 1974, duke shënuar 2 gola në 4 ndeshje.

Lojtari realizoi 55 gola në 102 ndeshje ndërkombëtare për Kombëtaren e Gjermanisë Lindore, tre nga këto gola i ka shënuar kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 1973. si dhe 229 gola për Magdeburg dhe Hansa Rostock në Oberligën e Gjermanisë Lindore.

Periudha e Streich me FC Magdeburg nga viti 1975 deri në 1985 ishte e artë duke fituar tre herë Kupën FDGB – titulli i dytë më i rëndësishëm kombëtar në futbollin e Gjermanisë Lindore. “Jemi të trishtuar dhe vajtojmë legjendën e klubit tonë, Joachim Streich, i cili ndërroi jetë sot në moshën 71-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë”, shkroi në Twitter skuadra e Kategorisë së tretë.

Streich u mbiquajt “Gerd Müller i Lindjes” – një referencë për golashënuesin më të mirë të Gjermanisë Perëndimore me të cilin ai ndante një reputacion për dinakërinë në krijimin e mundësive për gola.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjermani joachim streich gjermani joachim streich

Sondazh

Poll