Aktualitet

VD- Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, Alibeaj: Përçarëse. Noka: Vota e lirë vendos

16 Prill 2022, 14:38 Nga DOSJA
VD- Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, Alibeaj:

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar sot zgjedhjet në disa degë të PD-së, konkretisht në Kuçosë, Skrapar, Elbasan e katër degë të tjera në Tiranë. Procesi i votimit është hapur në orën 08:00 dhe është mbyllur në orën 18:00. Numërimi ka përfunduar si dhe janë shpallur fituesit. 

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Kucovë u shpall Myslim Isuf Haxhi me 57% të votave.  Në degën 16 në Tiranë u shpall fituar Eduard Rexha me 69.7% të votave. Kryetar i PD dega Dega Paskuqan u shpall Anton Pjetërnikaj me 86% të votave, kurse në degën numër 10 në Tiranë u shpall fitues Andi Beliu me 65% të votave. Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Elbasan është zgjedhur Blendi Himçi. Në një reagim zyrtar, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike bëri me dije se Himçi mori 66 % të votave. Ndërsa Kryetare e PD Dega 6 Tiranë u shpall Onelda Zefi me 79.7 % të votave.

Nga Elbasani, dhjetëra demokratë që janë në radhë për të votuar shprehen se Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi po përçajnë demokratët. Enkelejd Alibeaj është shprehur se këto zgjedhje vijojnë të theksojnë përçarjen në Partinë Demokratike. Kurse për Flamur Nokën, janë tregues i votës së lirë. Dega e Partisë Demokratike në Vlorë do të zgjedhë nesër kryetarin e ri. Në garë janë katër kandidatë, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj. Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj fton anëtarët e PD që të marrin pjesë në zgjedhje. Në një status në Facebook, Leskaj shkruan se votae lirë e demokratëve do tu shërbejë bashkimit të tyre.

Kandidatët për Kryetar dege ishin:

PD dega Kuçovë

PD dega Skrapar

PD Dega Elbasan

PD Dega Tropojë

PD Dega 6 Tiranë

PD Dega 10 Tiranë

PD Dega 11 Tiranë

PD Dega 16 Tiranë

Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur më herët kryetarin e degëve në Fushë Krujë (Agron Loka); Selenicë (Leonard Rakipaj); Fier (Rrapi Gjika); Mallakastër (Resmi Shanaj) dhe në Roskovec (Emels Xhaxhaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

KANDIDATËT- Vlora zgjedh nesër kryetarin e PD, Leskaj: Votoni që të bashkohemi

Përfundon numërimi i votave në Elbasan, Blendi Himçi zgjidhet kreu i degës së PD

Mbyllen zgjedhjet edhe në Kuçovë, kryetar dege zgjidhet Myslim Haxhi

Eduard Rexha zgjidhet kreu i degës 16 të PD, kush fiton në Paskuqan e atë me nr.10 (EMRAT)

Mbyllen zgjedhjet në Skrapar, Rithemelimi: Kryetar dege është Bakiasi me 69% të votave

Zgjedhjet për kryetarë të 8 degëve të PD! Komisioni i Rithemelimit publikon kandidatët

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike rithemelimi merr pd zgjedhje ne deget e pd rithemelimi merr pd zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll