Aktualitet

BAZA e kodimit të celularëve, policia: Menaxhohej nga një 35-vjeçar

16 Prill 2022, 15:59 Nga DOSJA
BAZA e kodimit të celularëve, policia: Menaxhohej nga një

TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen dhe sekuestrimin e një baze ku kodifikoheshin celularë. Në njoftim bëhet me dije se servisi menaxhohej nga një 35-vjeçar me nicialet D.R., i cili është vënë nën hetim dhe është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë Tiranë

Tregtonte aparate celulare, të dyshuar kontrabandë, procedohet penalisht një shtetas. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin D. R., 35 vjeç, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shitja e paautorizuar e kartave sim”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 aparate celulare të ndryshëm, për të cilat nuk dispononte faturë tatimore, të dyshuar kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LAJM KRYESOR: Zbulohet servisi “laborator”, kodonin celularë, 35-vjeçari nën hetim

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet baza e kodimit te celulareve baza e kodimit te celulareve

Sondazh

Poll