Aktualitet

Berisha nxjerr DËSHMITË: Ramën e nxorrën me forcë nga avioni, anuloi darkën në Detroit

16 Prill 2022, 17:41 Nga DOSJA
Berisha nxjerr DËSHMITË: Ramën e nxorrën me forcë nga

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe që i kanë dërguar ndjekësit e tij, të cilët pretendojnë se kanë parë nxjerrjen e kryeministrit Edi Rama nga avionic në Gjermani. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se një prej dëshmitarëve shprehet se Ramën e kanë nxjerrë me forcë nga avioni. Një tjetër shkruan të njëjtën gjë dhe shton se ky incident ka qenë shkaku se përse kryeministri Rama nuk mori pjesë në një darkë në Detroit, pasi atje e kanë pritur me protesta.

Statusi i plotë:

Deshmi te reja mbi nxjerrjen me force nga policia te Rames nga avioni i Lufthanses!  Deshmitaret e ngjarjes qe udhetonin me Ramen provojne se Fuga dhe Spiropali genjejne.  Ata deshmojne se Rama u nxorr forcerisht perkrahesh nga policia gjermane nga avioni i Lufthanses ne Frankfurt. Lexoni mesazhet e deshmitareve te ngjarjes! sb

Pershendetje Doktor! Te pata shkruar per incidentin qe shkaktoi Rama ne Frankfurt gjate rruges se tij per ne Michigan. Nje çift i vjeter, burre dhe grua, te aferm te mij e kane pare me syte e tyre ngjarjen. Ata thone ngjarja ka qene me keq sec transmetohet. Ramen e kane marre me force nga krahet dhe e kane nxjerre jashte. Mund te shikoni mesazhin me poshte qe ju kam derguar me daten 6 dhjetor.

Me fal per shqetesimin.

6 Dhjetor 2021

Skandal i kryeministrit Rama : Në Frankfurt, gjate udhetimit per në Michigan me 3 dhjetor, Edi Ramen dhe krejt stafin i kanë nxjerre jashte nga avioni mbasi kane refuzuar te veshin maskat. Avioni eshte nis me 2 ore me vonese per arsye te refuzimit te Rames per te vene masken. Kane ardhur police te armatosur dhe i kane nxjerre jashte në force dhe nuk jane lejuar te futen në avion. Per kete arsye Rama nuk arriti te merrte pjese në darken e rezervuar ne Restorantin Besa në Detroit ku e pritnin nje numer i madh protestuesish. Rama dhe stafi, kane marre nje avion tjeter ate nate jo per në Detroit por në Ëashington DC. Rama mberriti në Michigan te nesermen në Mengjes. Kjo ngjarje eshte e deshmuar nga deshmitare qe i njoh dhe kane qene në ate avion. Ndoshta nje gazetar mund ta verifikoje me linjat ajrore.

Ç’ndodhi me Ramën në Gjermani?

Media gjermane “Der Spiegel” shkruante një ditë më parë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama policia gjermane shoqeron ramen sali berisha edi rama policia gjermane shoqeron ramen sali berisha

Sondazh

Poll