Aktualitet

FOTO-U tërhoq zvarrë për vdekje nga vinçi, ky është i riu që punonte në Portin e Durrësit

16 Prill 2022, 19:10 Nga DOSJA
FOTO-U tërhoq zvarrë për vdekje nga vinçi, ky

DURRËS– Personi që po shikoni në foto është Rufan Belshaku, 19-vjeçari që humbi jetën në mënyrë tragjike teksa punonte në Portin e Durrësit. Belshaku ndodhej në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, në momentin që u tërhoq zvarrë nga vinçi dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sot, një ditë pas ngjarjes tragjike, policia njoftoi edhe arrestimin e tre personave që punojnë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për: Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rufan belshaku vdes punetori ne portin e durresit rufan belshaku vdes punetori ne portin e durresit

Sondazh

Poll