Aktualitet

Paga e majme si këshilltare e Veliajt, Lubonja: Thashethem për klikime

16 Prill 2022, 20:11 Nga DOSJA
Paga e majme si këshilltare e Veliajt, Lubonja: Thashethem për klikime

TIRANË– Aktorja Monika Lubonja ka mohuar se është paguar si këshilltare e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me një pagë prej 114 mijë lekësh. E ftuar në “Why not”, Lubonja tha se e gjitha ka qenë një thashethem për të marrë klikime. Për publikun, ajo shton se e lë në dorën e tyre nëse duan që ta besojnë apo të dëgjojnë versionin e saj.

“Unë nuk besoj që njerëzit janë kaq naivë për të besuar një shifër të tillë. Megjithatë edhe sikur të duan ta besojnë unë e fal publikun sepse nuk më njeh, nuk ka mundësinë të pyesë për shumë gjëra. Por ajo që mua më ka ardhur keq, kanë qenë gazetarët që vijnë dhe investigojnë, vijnë dhe duan të tregojnë të vërtetën reale dhe e bëjnë këtë me gjakftohtësinë më të thjeshtë. Marrin një emër aty sepse Monika Lubonja është aktore. Mua kjo gjë nuk më pengon në qoftë se njerëzit e keqinterpretojnë, ua lë në dëshirën e tyre. Është thjesht një thashethem, ose janë ato gjërat impulset që i marrin këto rrjetet sociale për të bërë zhurmën, për të klikuar,”- tha Lubonja ndër të tjera.

Dosja.al arriti të sigurojë tabelën ku shihej se Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë dhe merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja. Aktorja u pezullua nga puna pasi u fut në Big Brother VIP.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll