Aktualitet

Zbulohet servisi “laborator”, kodonin celularë, 35-vjeçari nën hetim

16 Prill 2022, 15:25 Nga DOSJA
Zbulohet servisi “laborator”, kodonin celularë,

TIRANË– Zbulohet baza e kodimit të celularëve në Tiranë. Report TV raporton se është sekuestruar një server kodimesh që shërbente për t’i bërë celularët të papërgjueshëm. Mësohet se bëhet fjalë për një servis celularësh që ishte kthyer në një bazë kodimi, i cili ndodhet në rrugën “Mahmut Fortuzi”. Konkretisht, çdo celular që dërgohej në këtë servis, kodohej dhe mund të funksiononte me aplikacionet si Encrochat e Signal me internet por pa pasur nevojën e një kartë SIM.

Baza në fjalë është zbuluar pas katër muajsh hetime. Gjatë kësaj periudhe kohore janë filmuar klientë të ndryshëm, kryesisht problematikë, të cilët kanë koduar celularët e tyre në këtë pikë. Celularët e koduar sipas raportimeve përdoren për komunikime që kishin lidhje me trafikun e drogëve dhe të armëve.  Deri më tani nuk raportohet të ketë të arrestuar, por Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka vënë nën hetim një 35-vjeçar që menaxhonte servisin në fjalë. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

BAZA e kodimit të celularëve, policia: Menaxhohej nga një 35-vjeçar

Encrochat e Signal! Si u koduan qindra celularë, kryhej trafik droge e armësh

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet baza e kodimit te celulareve baza e kodimit te celulareve

Sondazh

Poll