Politike

Alibeaj: Grupi i PD duhet të marrë vendime pavarësisht mendimit të Berishës

16 Prill 2022, 08:37 Nga DOSJA
Alibeaj: Grupi i PD duhet të marrë vendime pavarësisht mendimit

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se Grupi i Partisë Demokratike nuk do të pengohet nga mendimi i Sali Berishës. Nga konferenca me gazetarët, Alibeaj tha se ai ka bërë thirrje që në fillim për bashkimin e PD-së mirëpo jo të gjithë iu janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij. 

‘Disa prej kolegëve të njëjtën thirrje dashamirëse, dhe me qëllimin e vetëm për të bashkuar partinë, ja drejtuan edhe Berisha. Deri më tani një thirrje e tillë nuk ka gjetur mirëkuptimin e zBerisha. Mirëpo, kjo nuk pengon Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike që të eksplorojë cdo mundësi, cdo hapësirë, për të shmangur përcarjen e partisë. Kushdo e ka në ndërgjegjen e tij, nëse vendos në interes të parë, Partinë Demokratike, demokratët, apo veten e tij, karrigen e tij. Veprimet e secilit prej nesh do ti gjykojë koha, por edhe demokratët. Në cilësinë time si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që në fillim kam bërë thirrje për bashkim, kam bërë akte konkrete për bashkim. Duke quajtur si pikënisje për bashkim, më së pari bashkimin e pjesëve të ndara të grupit Parlamentar. Kam kërkuar dakordësinë e kolegëve të grupit Parlamentar, që në mbledhjet e grupit të ftoja edhe kolegët deputetë që ishin pezulluar apo përjashtuar nga grupi me vendimet e 12 Janarit. Falenderoj secilin prej kolegëve për gadishmërinë e shprehur menjëherë që kjo të ndodhte. Për këtë shkak kam ftuar në mbledhjet e grupit Parlamentar të gjithë kolegët që ishin përjashtuar apo pezulluar në 12 Janar, dhe tashmë është një fakt që cdo mbledhje e grupit është bërë edhe me prezencën e tyre. Dua të falenderoj edhe secilin prej tyre që ju përgjigj pozitivisht ftesës tonë për të marrë pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD dhe që gjatë mbledhjeve që janë zhvilluar kanë luajtur një rol konstruktiv.‘-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: 32 deputetë ‘PRO’ platformës së Alibeajt, mes tyre Basha!S’pranohet propozimi i Gjekmarkajt

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alibeaj 16 prill 2022 alibeaj 16 prill 2022

Sondazh

Poll