Aktualitet

ATENTAT në Shijak! Qëllohet me breshëri arme ndaj djalit të policit, u shpëton plumbave

16 Prill 2022, 10:22 Nga DOSJA
ATENTAT në Shijak! Qëllohet me breshëri arme ndaj djalit të

SHIJAKOrland Paplekaj, 31-vjeçari me origjinë nga Tropoja është i riu i cili i shpëtoi ditën e sotme atentatit me armë zjarri. Djali i Prel Paplekajt, polic në burgun e Durrësit i cili është në prag pensioni, u qëllua me breshëri arme rreth orës 12:10 në rrugën dytësore Xhafzotaj-Shijak. 

31-vjeçari, i cili ka punuar më parë si efektiv në Policinë e Shtetit, po udhëtonte me një kamionçine me të cilën shpërndante bombula gazi, u qëllua nga një makinë tip ‘Golf’. I riu humbi kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur dëmtime fizike, si dhe fatmirësisht nuk është kapur nga plumbat.

Në dëshminë e tij, Paplekaj ka treguar se një automjet i ka dalë parë dhe kanë hapur zjarr ndaj makinës së tij. Ai tregoi se autorët i prenë rrugën dhe nxorën nga thesi kallashnikovin që kishin me vete.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FT- Iu bë atentat/ Ky është 31-vjeçari, sot shpërndan bombula gazi, dikur efektiv policie

Atentati/ Paplekaj në polici: ‘Golfi’ më doli para, nxorën automatikun nga thesi

Djali i shpëtoi atentatit në Shijak! EMRI i policit të Durrësit, është në prag pensioni

‘Oksigjen, Helium, Azot..’/ FT, kjo është kamionçina që po drejtonte Paplekaj në Shijak

Atentati në Shijak! Policia: Autorët ishin me ‘Golf’, Paplekaj humbi kontrollin e mjetit

Po shpërndante bombula gazi! Paplekaj, djali i policit të burgut me origjinë nga Tropoja

‘Shënjestra’ shpëtoi! Qëlluan ndaj tij me armë, Petkola dërgohet në spital, është i trembur

EMRI/ Djali i efektivit në Shijak i shpëton plumbave, autorët qëlluan nga mjeti në lëvizje

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat orland paplekajt orland paplekaj shijak atentat orland paplekajt orland paplekaj shijak

Sondazh

Poll