Aktualitet

Operacioni i SPAK në Vlorë! Policia arreston 2 persona, 2 në kërkim (EMRAT)

16 Prill 2022, 10:13 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK në Vlorë! Policia arreston 2 persona, 2 në

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksionin e ndërmarrë dje në Portin e Vlorës, ku u vunë në pranga dy persona, dhe u shpallën në kërkim dy doganierë. Me urdhër të SPAK janë arrestuar Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me doganierë në portin e Vlorës fusnin mallra kontrabandë në vendin tonë, kundrejt heqjes së detyrimeve doganore.

Janë shpallur në kërkim dy doganierët, Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në këmbim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e ShtetitFinalizohet operacioni policor i koduar “Porti”.Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e SPAK.Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 doganierë të portit të Vlorës.Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi operacionin policor të koduar “Porti”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:A. K., 59 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet rryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin, në territorin e Republikës së Shqipërisë, produkte kontrabandë. Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasve: A. N., 46 vjeç dhe M. M., 62 vjeç banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në këmbim të rryshfetit, lejonin kalimin e produkteve kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arian kasemi operacioni i spak skender kasemi spak arian kasemi operacioni i spak skender kasemi spak

Sondazh

Poll