Aktualitet

Atentati në Shijak! Policia: Autorët ishin me ‘Golf’, Paplekaj humbi kontrollin e mjetit

16 Prill 2022, 10:54 Nga DOSJA
Atentati në Shijak! Policia: Autorët ishin me ‘Golf’,

SHIJAK– Autorët që tentuan të eleminonin Orland Paplekajn në Shijak po lëviznin me mjetin tip ‘Golf’. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin që ndodhi ditën e sotme në rrugën dytësore Xhafzotaj-Shijak. Autorët qëlluan me armë ndaj mjetit tip ‘Kamionçinë’ në të cilën ishte  Paplekaj. Ky i fundit humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

LAJMI KRYESOR:ATENTAT në Shijak! Qëllohet me breshëri arme ndaj djalit të policit, u shpëton plumbave

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat orland paplekajt orland paplekaj atentat orland paplekajt orland paplekaj

Sondazh

Poll