Aktualitet

U tërhoq nga vinçi! 19-vjeçari humbi jetën në portin e Durrësit, arrestohen 3 kolegët

16 Prill 2022, 09:33 Nga DOSJA
U tërhoq nga vinçi! 19-vjeçari humbi jetën në

DURRËS– Tre persona janë arrestuar në Durrës, pas vdekjes së punëtorit 19-vjeçar, i cili humbi jetën një ditë më parë teksa po punonte në firmën e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit. Policia ka arrestuar shtetasit: R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Tre kolegët e viktimës akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

19-vjeçari humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme, pasi u tërhoq nga një vinç që po lëvizte në Port. Ai u dërgua në spital, aty ku humbi jetën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim durres porti i durresit arrestim durres porti i durresit

Sondazh

Poll