Aktualitet

Atentati/ Paplekaj në polici: ‘Golfi’ më doli para, nxorën automatikun nga thesi

16 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA
Atentati/ Paplekaj në polici: ‘Golfi’ më doli para,

SHIJAK– Orland Paplekaj ka dhënë dëshminë e tij në polici pasi i shpëtoi atentatit. Djali i policit të Durrësit ka treguar se autorët kanë qënë në ndjekje të tyre gjatë gjithë kohës. Ai tregon se mjeti tip ‘Golf’ i ka dalë përpara duke e qëlluar më pas me automatik që sipas tij u nxor nga një thes. Paplekaj shton se nuk i njeh autorët.

Isha në orar pune dhe po udhëtoja për të vazhduar transportin e bombolave që mbaja në kamionçinë. Mora kthesën në një nga rrugicat e rrugës Xhafzotaj-Shijak. Sapo u ktheva në një rrugë dytësore, dallova një automjet që më ndoqi rreth 10 metra. Në një moment manovruam dhe vura re që nga vendi i pasagjerit dikush nxorri një armë nga një thes. Hapi zjarr në drejtimin tim, por unë manovrova menjëherë dhe më pas humba kontrollin e makinës’– ka thënë ai.

LAJMI KRYESOR: ATENTAT në Shijak! Qëllohet me breshëri arme ndaj djalit të policit, u shpëton plumbave

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat orland paplekajt atentat orland paplekajt

Sondazh

Poll