Aktualitet

Gjekmarkaj: Unë nuk bëj grupim as te Basha as te Berisha, boll më! Ta lënë PD të bashkohet

16 Prill 2022, 10:21 Nga DOSJA
Gjekmarkaj: Unë nuk bëj grupim as te Basha as te Berisha, boll

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale në lidhje me platformën e bashkimit të demokratëve, të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj. Gjekmarkaj sqaron propozimin e tij se kushdo që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH-së dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare nuk ka të drejtë të kandidojë për kryetar të PD-së, propozim i cili nuk gjeti mbështetjen e shumicës së deputetëve. Ai bën të qartë se nuk është as në krahun e Bashës dhe as në atë të Berishës. Gjekmarkaj tha se mbështet platformën dhe i bën thirrje edhe një herë Bashës dhe Berishës që të largohen dhe të lejojnë bashkimin e demokratëve.

REAGIMI I GJEKMARKAJT:

” Une kam propozuar që çdo kush që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare të mos e ketë të drejten për të garuar për kryetar të PD-së. Kjo prek Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si autore direkt të gjendjes ku është sot PD. Një parti aset kombetar nuk mund të sakrifikohet per egot e askujt sado të pundme, komike a tragjike të jene ato. Unë nuk i kam kerkuar një hap pas Lulzim Bashes por dorheqje të pakushtezuar e të parevokueshme,duke e falenderuar per gjithçka ka bërë per PD-në. Luzim Basha nuk na beri nder duke u terhequr. Ai e kishte detyrim. Nje gjest qe duhet vlersuar si mbajtje pergjeqesie.Keshtu dhe shumica e grupit.Une nuk jam terhequr nga qendrimi që një person i shpallur non gratta nga SHBA të rikthehet në grup, jo rikthim. Per pjesen tjeter e mbeshtes platformen e paraqitur nga Alibeaj.Unë jam deputet i PD dhe nuk bëj pjesë në asnjë grupim as tek Basha as tek Berisha per të cilet mirnjohja do ishte e pafundme nese terhiqen në heshtje per një kohe të gjatë. Demokratet dhe shqiptaret u kanë dhënë mjaft atyre, pushtet, mundesi, kohe ! Tani boll më. Nuk janë gjeni, nuk janë hyjni, nuk bëjnë magji. Të tregohen të sinqertë dhe ta lënë PD të bashkohet dhe të marrë rolin që i takon si force opozitare që ndryshon veten dhe Shqiperine duke mundur Edi Ramen dhe mazhorancen socialiste. Një copë pak me e madhe me Sali Berishen dhe një tjeter e vogel me Lulzim Bashen thjesht e vdesin opozitarizmin dhe PD-në paçka se ata mund të vegjetojnë personalisht në teatrin e politikes”

Ferdinand Xhaferaj dhe Agron Gjekmarkaj ishin dy deputetët që kërkuan nga Grupi Parlamentar përfshirjen e kushtit të moslejimit të rikandidimit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kreun e partisë pas bashkimit të saj. Të dy ata theksuan se Basha dhe Berisha nuk janë figura që bashkojnë, por që i ndajnë demokratët dhe nuk mund të jenë pjesë e këtij procesi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike agron gjekmarkaj alibeaj 16 prill 2022 agron gjekmarkaj alibeaj 16 prill 2022

Sondazh

Poll