Aktualitet

Arrestohet sërish i dënuari në Elbasan! Përfundon në spital, i prekur nga Covid (E SHKUARA)

16 Prill 2022, 08:39 Nga DOSJA
Arrestohet sërish i dënuari në Elbasan! Përfundon në

ELBASAN– Albert Alerziu është personi i cili është ndaluar nga policia e Elbasanit mbrëmjen e kaluar. Në njoftim bëhet e ditur se ky person u ndalua pasi ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe i dënuar nga Gjykata për këtë vepër penale. Mirëpo, Alterziu tashmë ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi vuan nga një sëmundje. Po ashtu, ai është prekur edhe nga Covid-19.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Më datë 15.04.2022 ora 21:00, u ndalua shtetasi në kërkim Albert Alterziu, banues në lagjen Shënkoll Elbasan, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin Nr.324 datë 06.05.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan”, njofton policia.

Alterziu është person i njohur për policinë. Në vitin 2001, në moshën 15-vjeçare, ai ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli. Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene. Albert Terziu është plagosur edhe në vitin 2013 gjatë një konflikti me thika në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që në lagjen Partizani disa vite me parë në një lokal ju hodh granatë dhe mbeti i plagosur rëndë. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet albert alterziu elbasan albert alterziu elbasan

Sondazh

Poll