Aktualitet

Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohen në Rinas dy persona

15 Prill 2022, 18:14 Nga DOSJA
Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohen në

RINAS- Në Rinas është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara, në të cilin janë arrestuar në flagrancë dy persona. Në pranga kanë përfunduar dy të rinj, të identifikuar me iniciale E. I., 28 vjeç, banues në Kukës dhe L. O., 19 vjeç, banues në Durrës. Zbulimi është bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar. Po ashtu, mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit: E. I., 28 vjeç, banues në Kukës dhe L. O., 19 vjeç, banues në Durrës. Shëbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve E. L. dhe L. O., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin me gjeneralitete të dy shtetasve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rinas rinas

Sondazh

Poll