Aktualitet

E FRIKSHME! Kriminologu tregon NDODHINË: VIP-ja qëllon mbi foton e vjehrrës në poligon

15 Prill 2022, 18:30 Nga DOSJA
E FRIKSHME! Kriminologu tregon NDODHINË: VIP-ja qëllon mbi foton e

TIRANË– Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbuluar një ndodhi të frikshme që sipas tij ndodh në një poligon qitjeje. Në faqen e tij zyrtare të Facebook, Karamuço shkruan se një personazh e njohur e botës së showbizz shkon rregullisht në një poligon qitjeje. Deri këtu nuk ka asnjë problem dhe asgjë të çuditshme! Por në vend të shënjestrës, ajo përdor foton e vjehrrës së tij. Në të njëjtin postim, Karamuço ka etiketuar gazetaren Klodiana Lala, e cila ndoshta është në dijeni të gjithë çfarë po ndodh në një nga poligonet e Tiranës. 

Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i showbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë…”-shkruan ai në Facebook.

Por a janë autoritetet në dijeni të kësaj ngjarjeje? Kush të jetë vallë personazhi i njohur që do të “zhdukë” vjehrrën e saj? Edhe nëse ka ndodhur ndonjëherë për shaka, autoritetet duhet të ishin vënë në lëvizje. Nëse ka ndodhur, a kanë vepruar apo janë stepur nga statusi “VIP” i personazhit në fjalë?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin karamuco klodiana lala ervin karamuco klodiana lala

Sondazh

Poll