Aktualitet

Kush është 37-vjeçari me 2 emra që mori peng të riun/VIDEO kur dilte me kallash në Paskuqan

15 Prill 2022, 16:37 Nga DOSJA
Kush është 37-vjeçari me 2 emra që mori peng të

TIRANË- Shkëlqim (Rasim) Koçeku është prangosur nga ana e Policisë së Tiranës pasi akzuohet se së bashku me dy persona të tjerë ka marrë peng Ermil Sorrën, me pretendimin se i kishte para borxh një gruaje. Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçeku, edhe pse ky i fundit ishte në “arrest shtëpie”, së bashku me të shpallurin në kërkim, Sulltan Piraci, kishin marrë peng Ermil Sorrën.

Por kush është Koçeku, personi me dy emra, i cili duhet të vuate dënimin në shtëpi por në fakt kishte dalë për të marrë peng një person, duke mos ia kursyer edhe torturat?

Në janar të këtij viti, ai u prangos, pasi me vete kur kishte dalë nga banesa kishte dhe marrë me vete edhe armën tip “kallashnikov”. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, ndërkohë që të gjithë mjetet kalonin në rrugë, direkt merrnin kthesën për të kaluar sa më larg nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm.

Pamja e të riut në Paskuqan me armë në dorë ka ngjallur kureshtje edhe tek banorët e tjerë të zonës, të cilët kanë dalë nga kafja me telefon në dorë dhe filmojnë skenën. I vetmi që i afrohet është një burrë që bisedon me 37-vjeçarin, por nuk dihet marrëdhënia e tij me të prangosurin tashmë nga Policia e Shtetit. Madje dhe as shkaku se përse i riu kishte marrë armën në dorë e kishte dalë “shëtitje” në lagje.

Ndërkohë që efektivët e Komisariatit numër 5 në Tiranë, shkuan në Paskuqan vetëm pasi morën njoftimin se një person qarkullonte me armë zjarri në mes të rruës. Gjatë kontrolleve në banesën e 37-vjeçarit është gjetur arma e zjarrit tip “kallshnikov”, e cila ishte hedhur në oborrin e banesës së tij. Ndërsa vetë Koçekut iu vendosën prangat, pasi mbi të rëndonin veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Por mesa duket në vend se të ishte në burg, ai kishte dalë për të vuajtur dënimin në banesë, por vetëm aty nuk rrinte.

SHIKO EDHE KËTË:

S’u kishte paguar borxhin! I riu merret peng në Kashar nga dy burra e një grua, e torturuan

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni hostage shkëlqim (rasim) koçeku operacioni hostage shkëlqim (rasim) koçeku

Sondazh

Poll