Aktualitet

Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkim/Shtohen debatet në PD,kundër Salianji(ZHVILLIME)

15 Prill 2022, 19:02 Nga DOSJA
Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkim/Shtohen debatet në

TIRANË– Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot një platformë me 5 pika dhe 2 hapa që sipas tij do të ndihmojë për bashkimin e demokratëve. Në platformë thuhet se grupi i PD i bën thirrje anëtarëve të reflektojnë e të heqin dorë nga pozicionimet i përçarëse. E po ashtu, deputetëve që janë edhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit u kërkohet gjithashtu edhe ndërprerja e çdo procesi të njëanshëm të riorganizimit të partisë, pra zgjedhjet e krerëve nëpër degët e PD-së. Madje Alibeaj do të dilte sot në një konferencë për mediat për të prezantuar pikë më pikë, planin që kishte hartuar por ka ndryshuar mendje në momentin e fundit, duke e shtyrë konferencën për nesër. Arsyeja? Ende nuk dihet. 

“Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30. Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar,”-thuhet zyrtarisht në emër të Alibeajt.

PLATFORMA E PROPOZUAR NGA ALIBEAJ: 

5 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.

Hapi i parë- Certifikimi i anëtarsisë aktuale

Hapi i dytë- Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege

Hapi i tretë- Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë

Mirëpo duket se gjatë komunikimit që Enkelejd Alibeaj ka pasur pasditen e sotme me deputetët, nuk ka gjetur dakordësinë e tyre që të dalë në deklaratë dhe të lexojë emrat e deputetëve që e miratojnë platformën, pasi disa prej tyre kërkojnë që fillimisht të diskutohen pikë më pikë në një mbledhje të grupit parlamentar. Dhe mbi të gjitha, të merret dakordësi unanime nga të gjithë demokratët. Një ndër ta ka qenë deputeti Ervin Salianji, i cili raportohet se ka pasur dhe një debat të ashpër me Alibeajn. Ndërsa mbështetësit e Berishës, e njëkohësisht “të përjashtuarit” e shohim ndryshe.

Deputetët e përjashtuar ose pezulluar përveç Sali Berishës (i cili u pezullua që më 9 shtator)

1. Flamur Noka
2. Edmond Spaho
3. Albana Vokshi
4. Agron Shehaj
5. Belind Këlliçi
6. Edi Paloka
7. Oerd Bylykbashi
8. Tritan Shehu
9. Luan Baci

Luçiano Boçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit i është shprehur se platforma e kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj sjell vetëm ndasi dhe përçarje. Kjo sepse sipas tij, është një platformë individuale që nuk ka marrë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar, ndërsa shton se zgjidhja është vetëm vota e lirë. Për Edi Palokën, moslëvizja e krerëve dhe ndalja e votimeve është shërbimi i fundit që Alibeaj do të bëjë në emër të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që Tritan Shehu nuk e ka kursyer ironinë e tij për ngjarjen. Nga ana tjetër vetë ish-kryeministri Sali Berisha ende nuk ka folur për të sqaruar qëndrimin e tij, por deri më tani ka dalë hapur kundër Alibeajt, duke e cilësuar si pasardhës të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Mesa duket debati brenda PD nuk ka ndërmend të shuhet! 

ZHVILLIMET E SOTME NË PD: 

Platforma e Alibeajt, Shehu: A është për të qeshur apo për të qarë e gjithë kjo?

Platforma për bashkim, Alibeaj del nesër para mediave, ç’njoftojë

Plaftorma e Alibeajt për bashkim, Paloka: Shërbimi i fundit ndaj Ramës, Berisha po i pengon

Platforma e Alibeajt/Grupi i Berishës drejt ‘rrëzimit’, Boçi:Bashkimi bëhet nga vota e lirë

Platforma për bashkim, Alibeaj del nesër para mediave, ç’njoftojë

FT/ Deputetët e pezulluar dhe të përjashtuar kthehen në PD! Platforma e Alibeajt, 6 pikat

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike platforma e pd-së për krizën platforma e pd-së për krizën

Sondazh

Poll