Aktualitet

S’u kishte paguar borxhin! I riu merret peng në Kashar nga dy burra e një grua, e torturuan

15 Prill 2022, 15:28 Nga DOSJA
S’u kishte paguar borxhin! I riu merret peng në Kashar nga dy burra e

TIRANË– 2 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë marrë peng një 31-vjeçar pasi u kishte marrë para borxh. Policia bën me dije se një person u kishte telefonuar për t’u denoncuar pengmarrjen, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat e Policisë, për të ushtruar kontrolle në zonën e Kasharit. Në pranga kanë përfunduar një grua 37-vjeçare, e identifikuar si Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçeku, ndërsa në kërkim u shpall Sulltan Piraci.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë peng Ermil Sorrën. Ky i fundit pretendohet se i kishte marrë para borxh 37-vjeçares Çezma.  Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit,  pretendohet që Koçeku të ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por ka dalë për të kryer pengmarrjen. Të tre kanë marrë peng 31-vjeçarin dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e 37-vjeçares, e gjitha për shkak të një borxhi që i riu kishte marrë por nuk dihen detaje të tjera. 

Deri më tani rezulton se i vetmi person me precendetë krimianl është  Shkëlqim (Rasim) Koçeku, i cili u arrestua pas në janar të këtij viti kishte dalë me kallash në mes të rrugës për arsye që nuk dihen, ndërkohë që pamjet e tij me armë në dorë u bënë virale kudo në rrjet. Ai u arrestua po atë ditë nga Policia, por mes duket është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Hostage”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Morën peng një shtetas  dhe e dhunuan fizikisht atë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Njëri nga të arrestuarit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Kashar, disa persona të paidentifikuar, kishin marrë peng një shtetas, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hostage”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – Sh. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; -D. Ç., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim. Falë punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi S. P., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K. dhe shtetasen D. Ç., kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e shtetases D. Ç., shtetasin E. S., 31 vjeç, për shkak të një borxhi. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Sh. K., kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHIKO EDHE KËTO: 

Kush është 37-vjeçari me 2 emra që mori peng të riun/VIDEO kur dilte me kallash në Paskuqan

EMRAT/ Këta janë pengmarrësit e 31-vjeçarit në Kashar

(k./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denalda çezma operacioni hostage pengmarrje ne tirane shkëlqim koçeku sulltan piraci denalda çezma operacioni hostage pengmarrje ne tirane shkëlqim koçeku sulltan piraci

Sondazh

Poll