Aktualitet

‘Dopjo’ standardi-Si e përdori Rama propagandën për të bërë ‘ZAP’ shqiptarët (RAST ISLAMI)

15 Prill 2022, 16:46 Nga DOSJA
‘Dopjo’ standardi-Si e përdori Rama propagandën për

TIRANË– Pandemia e koronavirusit për 2 vitet e fundit ka dominuar jetën e të gjithëve me rregulla të tjera që ndryshuan përditshmërinë tonë, ku përfshihet edhe mbajtja e maskës. Një ndër personat që e bërtiste me të madhe rëndësinë e maskës dhe të izolimit në shtëpi, distancës fizike e shumë e shumë të tjera ishte vetë kryeministri Edi Rama. Me video ditë për ditë nga Surreli kërkonte që qytetarët të ishin të kujdesshëm dhe të respektonin masat, ndërsa zotohej se shkelësit do të ndëshkoheshin rëndë se ishte luftë. Luftë për popullin, se Rama kishte plane të tjera për vete.

Kulmi arriti kur Kastriot Islami, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe një nga personat që dikur ka qenë pranë Ramës, u shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 sepse kishte dalë nga Liqeni Artificial pa maskë. Ngjarja daton në tetor të vitit 2020, pasi akuzohej se kishte kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk ka pasur me vete dokumentin e identifikimit, kështu që mori gjobë. Sigurisht që të gjithë “vartësit” e Ramës dolën menjëherë në television për të ndëshkuar episodin, duke e përshkruar personazhin e shoqëruar si një vrasës serial, kur në fakt ishte në ajër të hapur, duke shëtitur, mundësisht pa asnjë person pranë tij.

Ç’bën Rama një vit më pas? E provon edhe vetë! Në avion, rrjedhimisht në një ambient të mbyllur, Rama shkon me maskën që e ka shpikur vetë dhe kërkon që të shkojë në SHBA. Por bota normale, një shtet normal, një vend me ligje, ka rregulla. Maskën e tij të bërë me leckë e pa asnjë standard nuk ia pranuan duke i kërkuar që të vendoste të duhurën. E aty debati ka agravuar deri në shoqërimin e tij nga Policia gjermane. Një spektakël për të mos u humbur, po aq sa skandaloz për një person që propagandën e viteve të fundit e ka bazuar tek mirëmenaxhimi i pandemisë dhe respektimi i rregullave. Mesa duket propaganda ishte për të mbajtur në rresht për një të gjithë bashkëkombasit e tij, ndërsa për vete vepronte si të donte. Epo mesa duket vetëm në Shqipëri mund ta bëjë një gjë të tillë, ku mund të jetë vetë “zot e shkop”, të manipulojë si të dojë vetë, të japë urdhëra nga Facebook, ndërkohë që i shkel me të dy këmbët ligjet sa herë ka dëshirë. Ky është një nga rastet e vetme të dokumentuara, sa ka të tjera?

Mesa duket kaq është maksimumi që duhet të presim nga qëndrimet e tij gjithë standarde të dyfishta, vetë sillet ndryshe, popullin e nënshtron si do! Edhe nga Facebook po të dojë! Po Komiteti Teknik vallë çfarë mendon për shkeljen e kryeministrit? A nuk është njëjtë e dënueshme ashtu si çdo person tjetër që është gjobitur në vend, madje ka pasur edhe nga ana që janë rrahur (rasti i djalit të mitur tek Liqeni)? Si do veprohet, apo e mbyllim një sy?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama kastriot islami policia gjermane shoqeron ramen edi rama kastriot islami policia gjermane shoqeron ramen

Sondazh

Poll