Aktualitet

Me kë e ka? Yuri Kim e ASHPËR: Po shantazhoni drejtësinë, s’po e bëni aq fshehur sa mendoni

15 Prill 2022, 17:07 Nga DOSJA
Me kë e ka? Yuri Kim e ASHPËR: Po shantazhoni drejtësinë,

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një deklaratë të fortë për të gjithë ata që ajo i quan “kundërshtarë”. Në një mesazh të shkurtër por të prerë në rrjetin social “Twitter”, ambasadorja Kim shkruan se të gjithë ata që janë kundër reformës në drejtësi po kërcënojnë dhe shpifin ndaj drejtësisë së re. Ndërsa shton se të gjitha ato që pretendon se janë bërë “nën tavolinë” janë mësuar nga Ambasada Amerikane, ndërsa përmendi edhe njëherë ligjin e sanksioneve për të shpallurit “non grata”.

“Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni. Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri,”-shkruan në postimin e saj Yuri Kim.

Megjthatë është pak e paqartë se për cilin shkon mesazhi i ambasadores Kim… Së fundmi, nga SHBA janë shpallur “non grata” Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi, ndërsa të dy kanë paralajmëruar se do të ndjekin rrugën ligjore për të dalë nga “lista e zezë”. Ndërkohë që përveç akuzave që tashmë janë kthyer në të zakonshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, Edi Rama bëri thirrje publike nga SPAK që ta merrte paraardhësin e tij nën hetim, duke evidentuar faktin që “sharra ka prerë majtas”. Për kë të jetë vallë mesazhi i sotëm i Yuri Kim?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll