Politike

VD-Rama e Basha kërkojnë hetim për Berishën, Meta: Udhëzim për drejtësi me regji

15 Prill 2022, 11:34 Nga DOSJA
VD-Rama e Basha kërkojnë hetim për Berishën, Meta:

TIRANË– Presidenti në ikje, Ilir Meta i quan banale thirrjet e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Basha kundrejt SPAK për të hetuar Berishën. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se nuk do të merret me çështje që flasin për raporte të vjetra.


‘Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drjetësisë aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar. Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë.Unë kam çuar mjaft dokumente dhe këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz, ndërsa përpjekje për të dhënë udhëzime nga kongresi i PS se deri ku e kanë limitin dhe se si të bëjë drejtësi me regji janë përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga shmangia e shtetit. Është detyra e drejtësisë të tregojë integritet.’- tha Meta.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll