Politike

VD-Kongresi i PS, Berisha: Si Coza-nostra, u ulën mbi degë kashte,nuk dhanë asnjë përgjigje

15 Prill 2022, 10:05 Nga DOSJA
VD-Kongresi i PS, Berisha: Si Coza-nostra, u ulën mbi degë kashte,nuk

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi Kongresin e Partisë Socialiste si mafia. Në konferencën për gazetarët, Berisha tha se nga ai kongres, shqiptarët nuk morën asnjë përgjigje për lajmet më të rëndësishme që i prekin, që nga rritja e çmimeve, ilaçeve apo transportit. 


‘Kongresi i PS siç  patë ju vetë, siç e konstatuan mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, ngjiste më shumë se gjithçka tjetër me kongresin e një mafieje  shtetërore, apo kongresin le ta quajmë të “Cosa Nostra”-s. Kjo u faktua katërçipërisht në matematikën kryesore të këtij kongresi. Shqiptarët të cilët prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët dhe ministrat, se si do të lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijon rritja e çmimeve. Rritja e çmimit të kafshatës së gojës, rritja e çmimit të vajit , të sheqerit, orizit. Rritja stratosferike e çmimit të naftës, rritja e çmimit të ilaçeve, transporti. Një rritje e përnjëhershme jashtë të gjitha shkaqeve reale. E diktatura  tërësisht nga spekullacioni dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë. Nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin. Vërtet kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, vërtet rrahin gjoksin apo u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerë, por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjëroje produktet e krimit të tij të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në mashtrimin kombëtar, u zotua me solemnitet se në rast se shqiptarët janë dakord për përdorimin individual, do lejohet. ‘- tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: Berisha: Rama do ta ndajë PD në dysh me Alibeajn bashkëpunëtor, urdhëroi t’më burgosin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha konference 15 prill 2022 sali berisha berisha konference 15 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll