Politike

Bashkëpunimi mes dy institucioneve, kryetarja e KPK takon kreun e KLP-së

15 Prill 2022, 13:39 Nga DOSJA
Bashkëpunimi mes dy institucioneve, kryetarja e KPK takon kreun e

TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), znj. Pamela Qirko, u prit sot në një takim nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Alfred Balla, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Temë e këtij takimi ishte vijueshmëria e bashkëpunimit mes dy institucioneve në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Krerët e të dy institucioneve shkëmbyen mendime në lidhje me punën e kryer dhe sfidat në vazhdim, ndërsa ritheksuan vullnetin e vijimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të procesit të vettingut. Qirko e uroi gjithashtu zotin Balla për detyrën e tij si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alfred balla kpk pamela qirko alfred balla kpk pamela qirko

Sondazh

Poll