Politike

Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, Berisha: Ai s’ka asnjë tagër të firmosë dokumente

15 Prill 2022, 10:31 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, Berisha: Ai s’ka asnjë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të firmosur dokumente. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Alibeaj ka paditur PD ndaj nuk mund të jetë më kryetar grupi.


‘Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, të shtyrë tre muaj ose më shumë, njeriun e parë që kam takuar, që kam shtrirë dorën ka qënë Alibeaj dhe Bardhi. U ula së pari me ta, për të dhënë mesazhin e shkëputjes së partisë Demokratike, Basha u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë por kjo ofertë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Ai jo vetëm refuzoi ofertën por i urdhëruar nga Rama nëpërmjet Bashës, paditi PD në gjykatë. T’ju bëj me dije se padia është nul se nuk kanë qënë palë e procedurës, përvec kësaj Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument përvec se për kohën që njihej si kryetar grupi parlamentar. Basha dha dorëheqjen. është vetëm një, komisioni i Rithemelimit që vendos. Në këtë koncept, për këtë arsye u detyrova që ti them Alibeajt se për ne ti nuk je më kryetar i grupit parlamebntar, ke paditur PD. Unë vlerësoj qëndrimet e deputetëve të PD-së. Janë gjëra që ndahen në themel. Deputetët e PD janë ose do jenë anëtarë të këshillit kombëtar dhe do jenë anëtarë të kryesisës së degëve. S’ka asnjë komision që mund të diktojë të zhbëhen zgjedhjet që janë bërë.’- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR:Berisha: Rama do ta ndajë PD në dysh me Alibeajn bashkëpunëtor, urdhëroi t’më burgosin

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha konference 15 prill 2022 sali berisha berisha konference 15 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll