Politike

‘Rama ngarkoi SKAP-in e partisë’/ Berisha: Iu tha se më do në burg, opoziten në djall

15 Prill 2022, 10:19 Nga DOSJA
‘Rama ngarkoi SKAP-in e partisë’/ Berisha: Iu tha se më do

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu, ka komentuar sulmet që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut në Kongresin socialist të 9 Prillit. Berisha tha se frika më e madhe e Ramës është opozita e vërtetë, e cila nuk është peng i pazareve të ulëta.

‘Pra përveç kësaj, kongresi ishte si një Kongres i Cosa Nostra-ss, aty nuk u caktuan killer që do të lanin hesapet me kundërshtarët e klanit të organizatës kriminale, aty u përzgjodh “SKAPI”. Ata të cilët kanë patur ndonjë vërejtje apo dyshim se po abuzohej duke t quajtur SPAK-un si SPAK i partisë u gjendën të zhgënjyer në mënyrë të përsëritur. Edi Rama kreu i organizatës u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër e PS, është fëmija i saj, është pjellë e saj dhe këtë ta dijë Shqipëria dhe bota. Në diktaturë ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria apo gjykatat, policia ushtrua etj, quheshin armë të partisë. Ekzakt kjo që u them unë, armë në duart e partisë apo armë në duart e proletariatit. Kësaj here nuk është më diktaturë e proletariatit, këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit. Por krahas kësaj, thashë se në rast se në shpellat e mafies dikur në fund të mbledhjes siç thonë romanët merren vendimet për eliminimin e kundërshtarëve dhe caktohen kumbarët që u besohet kjo detyrë, kësaj here kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë “SKAP”-in, e partisë. U tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën. Pra në historinë 30 vjeçare të këtij vendi që të jem i sinqertë, kuvende të tilla dhe PPSH ka zhvilluar në 48-ën në 56-ën, në vitet 70 në vitet e purgave, por kaq të paskrupullta kaq të hapura jo, përpiqeshin të maskonin diçka, Kongreset që i kushtoheshin Prokurorisë së Përgjithshme ishin ekzotike. Çfarë e shtyu Edi Ramën të organizojë një kongres të tillë. Edi Ramën një kongres të tillë e shtyu jo interesat e qytetarëve, jo problemet e tyre të mëdha të shkollimit, shëndetit ekonomisë.’- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha: Rama do ta ndajë PD në dysh me Alibeajn bashkëpunëtor, urdhëroi t’më burgosin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha konference 15 prill 2022 sali berisha berisha konference 15 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll