Politike

Rama kërkon ndarjen nga RMV, Zingraf: U sakrifikua në 2020 për Shqipërinë, ta presim

15 Prill 2022, 11:00 Nga DOSJA
Rama kërkon ndarjen nga RMV, Zingraf: U sakrifikua në 2020 për

KORÇË– Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf ka dalë kundër këreksës së kryeministrit Edi Rama për ta ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian. Në një prononcim për mediat nga Korça, Zingraf u shpreh se në vitin 2020, RMV u bllokua për shkak të Shqipërisë dhe se tashmë meriton të pritet. 

“Fakti që një çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ndërhyri në këtë proces ishte befasi për ne. Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut u desh të priste Shqipërinë në kontekstin e procesit të integrimit dhe tani kemi situatë të ndërsjelltë. Të gjithë po punojnë me një farë presioni që të shmangen dhe të mënjanohen këto pengesa që dalin rrugës. Presidenca franceze është e gatshme që në terma afatshkurtër kohore të thërrasë konferencë e parë ndërqeveritare. Mendoj që Maqedonia e Veriut e ka merituar të pritet dhe të tregohet solidaritet ndaj saj,”- tha Zingraf. 

LAJM KRYESOR:Zingraf: PD të orientohet nga e ardhmja, RMV të pritet, s’komentoj non-gratat

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike peter zingraf peter zingraf

Sondazh

Poll