Politike

VD-Arrestime brenda Komisionit të Rithemelimit? Berisha: Rama është i pamëshirshëm

15 Prill 2022, 11:00 Nga DOSJA
VD-Arrestime brenda Komisionit të Rithemelimit? Berisha: Rama

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët për arrestime të mundshme që mund të kryhen brenda Komisionit të Rithemelimit. Berisha tha se Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, e se ai përpiqet ta shfrytëzojë pengjet e tij.


Pyetje: Mediat raportojnë se në takimet që Lulzim Basha ka zhvlluar ka theksuar se po bën gjithë përpjekjet për të shtyrë Kuvendin e 30 prillit dhe sipas mediave gjatë kësaj kohe do të ketë arrestime brenda Komisiont të Rithemelimit, e pas kësaj Basha do rikthehet fuqishëm. A keni një koment lidhur me këto deklarata?

Sali Berisha: Gjërat duhet t’i shohim në rrafshin politik, me këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor. Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, ai përpiqet tani ta shfrytëozjë ata pengjet e tij, se si e si, ju jeni dëshmitarë vet, unë s’do doja t’i thoja këto sot por nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen doli platforma që kreu i PD të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do ishte kjo për Edi Ramën.

LAJMI KRYESOR: Berisha: Rama do ta ndajë PD në dysh me Alibeajn bashkëpunëtor, urdhëroi t’më burgosin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha konference 15 prill 2022 sali berisha berisha konference 15 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll