Aktualitet

FT/ Deputetët e pezulluar dhe të përjashtuar kthehen në PD! Platforma e Alibeajt, 6 pikat

15 Prill 2022, 09:50 Nga DOSJA
FT/ Deputetët e pezulluar dhe të përjashtuar kthehen në PD!

TIRANËDosja.al ka zbardhur platformën e propozuar nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Aliebaj ku parashtrohen disa opsione për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e Partisë Demokratike. Propozimet në letër, që iu janë përcjellë deputetëve të Partisë Demokratike. Hapi i parë i platformës për bashkimin e demokratëve është çertifikimi i anëtarësisë aktuale si dhe rikthimin e të përjashtuarve ne parti si dje anulimi i zgjedhjeve te njëanshme në bazë. Një ndër pikat e platformës është që anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, do të rikthehen në grup me të drejta të plota. 

Një pikë tjetër është anulimi i çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.

PLATFROMË PARIMESH PËR BASHKIMIN E DEMOKRATËVE

Aplikimi i parimeve të mëposhtme në vlerësimin ne deputetëve të Grupit e Parlamentar të PD sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit të demokratëve, që është interesi i vetëm politik dhe elektoral i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

1. Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga çdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.

2. Anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, rikthehen në grup, si anëtar me të drejta të plota.

3. Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.

4. Grupi Parlamentar ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Grupi i Punës propozon rregullat dhe kalendarin e procesit, si dhe planin e detajuar të riorganizimit të strukturave të partisë nga poshtë-lart, të cilat miratohen në një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar.

5. Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi. Zbatimi i këtij plani administrohet tërësisht në qendër nga GPPD, kurse në nivel dege dhe ne nivel grupseksioni, realizohet nga grupe pune të përbashkëta të monitoruara nga GPPD. Detyrat e secilit grup, në nivel dege apo grupseksioni, realizohen sipas këtyre hapave konsekutivë:

Hapi 1: Certifikimi i anëtarsisë aktuale, dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga cdo shtresë e shoqërisë që ideologjikisht janë afër vlerave dhe programit të PD. Të përcaktohen kritere dhe procedurë e qartë e identifikimit dhe anëtarësimit.

Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Grupi i punës të shërbejë si filtër i kandidaturave për secilin nivel. Në raste mosmarrëveshjesh, cështja zgjidhet nga GPPD.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj platforma e alibeajt enkelejd alibeaj platforma e alibeajt

Sondazh

Poll