Aktualitet

Dy sulme në Sarandë! Autorët thyejnë xhamat e lokalit, dëmtohen dritaret e banesës

15 Prill 2022, 09:02 Nga DOSJA
Dy sulme në Sarandë! Autorët thyejnë xhamat e lokalit,

SARANDË– Dy sulme kanë ndodhur në qytetin e Sarandës. Sipas policisë autorët kanë thyer xhamat e një lokali në Himarë, ndërsa rasti tjetër lidhet me dëmtimin e një banesë, autorët e së cilës dëmtuan dritaret e banesës në pronësi të gruas me inicialet B.N. Dy autorët e sulmeve janë proceduar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë, se 51-vjeçarja i ka thyer xhamin e lokalit. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia sarande sarande policia sarande sarande

Sondazh

Poll