Aktualitet

4 vite vetting, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën bilancin

15 Prill 2022, 07:46 Nga DOSJA
4 vite vetting, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën bilancin

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e vendimeve të marra që prej nisjes, 8 shkurt 2018 e deri më 31 mars 2022. Sipas KPK, nuk kanë kaluar filtrat e vettingut 117 gjyqtarë dhe 70 prokurorë. Janë dhënë 199 vendime për konfirmimin në detyrë të 103 gjyqtarëve, 84 prokurorëve, 2 ish-inspektorë të KLD, kandidatë për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmës/këshilltarë ligjorë.

BILANCI:

-199 vendime për konfirmimin në detyrë të 103 gjyqtarëve, 84 prokurorëve, 2 ish-inspektorë të KLD, kandidatë për gjykatë apeli, 1 inspektore e komanduar në ILD dhe 9 ndihmës/këshilltarë ligjorë.

-78 vendime për ndërprerje të procesit për 48 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë.

-8 vendime kanë qenë për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë.

-35 vendime janë dhënë për përfundimin e procesit për 22 gjyqtarë, 11 prokurorë dhe ish-Kryeinspektori i KLD-së dhe 1 ish-Inspektori i ILD dhe 2 vendime për pezullimin nga detyra të 2 prokurorëve.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bilanc kpk bilanc kpk

Sondazh

Poll