Aktualitet

Shpërthimi në Bllok, burrë e grua në rrezik për jetën, pronarët e argjendarisë

15 Korrik 2019, 12:24 Nga DOSJA
Shpërthimi në Bllok, burrë e grua në rrezik për

Tiranë- Detaje të reja nga shpërthimi në zonën e ish-bllokut. Dosja.al mëson se bombola e gazit ka shpërthyer në një argjendari, në punishten e këtij biznesi.

Mësohet se janë plagosur rëndë pronarët e argjendarisë, burrë e grua dhe dy persona të tjerë. Të gjithë ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.  Ende nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje.  Policia dhe zjarrfikësja në vendin e ngjarjes.

Për të shmangur rrezikun e mundshëm nga ndonjë shpërthim tjetër, Policia e Shtetit ka evakuuar të pranishmit, jo vetëm kalimtarë, duke zgjeruar kështu perimetrin e sigurisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen pronarët e argjendarisë shpërthim në ish-bllok plagosen pronarët e argjendarisë shpërthim në ish-bllok

Sondazh

Poll