Aktualitet

Rama viziton Azerbajxhanin, takohet me presidentin Aliyev: Investoni tek ne si në Mal të Zi

14 Prill 2022, 05:39 Nga DOSJA
Rama viziton Azerbajxhanin, takohet me presidentin Aliyev: Investoni tek ne si

BAKU– Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion i përbërë nga ministra, zëvendësministra e deputetë ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë zyrtare. Takimin e parë, sot, Rama e ka zhvilluar me presidentin e vendit, Ilham Aliev. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si në sektorin e energjisë, tregtinë, e turizmin kanë qenë fokus i bisedës mes kryeministrit dhe presidentit në takimin “kokë më kokë” që kanë pasur të dy. Ndërsa pamjet e takimit, i ka ndarë vetë Rama në rrjetet eë tij sociale, ku është shprehur “xheloz” për investimet që janë bërë nga Azerbajxhani në Mal të Zi.

Ndërsa shtoi se të dy vendet kanë një “urë lidhëse” në marrëdhëniet e tyre, e cila është Turqia. Nga ana tjetër, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka bërë me dije se takimin me kryeministrin Edi Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Po ashtu, një prej çështjeve është gjetja e burimeve alternative të energjisë, në kohën kur çmimi i naftës dhe i energjisë elektrike ka arritur rekordet historike. Azerbajxhani është ndër vendet me burimet më të mëdha të gazit dhe po furnizon edhe Europën nëpërmjet gazsjellësit TAP që kalon nëpër Shqipëri. Kjo pasi marrja e gazit direkt nga Azerbajxhani, do të lehtësonte krizën që ka shkaktuar rritja e çmimeve.

Sot përveç presidentit, delegacioni zhvilloi një takim biletaral me kryetarin e kuvendit, Sahiba Gafarova dhe me kryeministrin Ali Asadov, të cilat shënuan edhe  mbylljen e vizitës në këtë vend. Ditën e nesërme, delegacioni shqiptar do të udhëtojë në Stamboll për një takim me përfaqësues të një kompanie turke, “Tubitak”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Ballë për ballë”! Rama foto artistike me presidentin azer, pozojnë të dy nga ballkoni

VIDEO/ Rama takon kryeministrin e Azerbajxhanit

Pas presidentit, Rama takohet në Azerbajxhan me Kryetaren e Kuvendit

Rama në Azerbajxhan,takon presidentin:Jemi të bekuar, kemi Turqinë në mes, jam xheloz për..

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama ne azerbajxhan edi rama rama ne azerbajxhan

Sondazh

Poll