Aktualitet

Një muaj pasi mori detyrën, Bardh Spahia nis ‘spastrimet’ në Shkodër, 2 shkarkime

14 Prill 2022, 18:14 Nga DOSJA
Një muaj pasi mori detyrën, Bardh Spahia nis ‘spastrimet’

SHKODËR– Kryetari i sapozgjedhur në krye të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia duket se ka zgjedhur që ta nisë me “spastrime”. Kur ka kaluar vetëm 1 muaj nga zgjedhjet e 6 marsit, mësohet se ai ka liruar nga detyra Altin Shabaj, me detyrë administrator në Postribë për shkelje disiplinore.

Por të njëjtin fat me të ka pasur edhe Gjovalin Ndragjati, po ashtu administrator por në njësinë administrative në Dajç. Të dy të shkarkuarit nga detyra, në zgjedhjet e fundit kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit, kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushatin.

Kështu që kanë humbur edhe detyrën me zgjedhjen e Spahisë në krye të Bashkisë së Shkodrës, i cili mposhti Majlinda Angonin e PS-së, e gjithashtu Bushatin, i cili garoi si kandidat i Partisë Demokratike. Ndërkohë që nuk dihet se cilët janë personat që do të zëvendësojnë të shkarkuarit nga detyra.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll