Aktualitet

“KURTHI”/ ‘Majko s’bashkohet me kanabisin’/ Spiropali i duartroket Leskajt, Balla i bërtet

14 Prill 2022, 19:25 Nga DOSJA
“KURTHI”/ ‘Majko s’bashkohet me kanabisin’/

TIRANË– Seanca plenare e sotme në Kuvend ka shënuar një moment tensionesh mes socialistëve. Shkak është bërë një fjalim i deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leska,i cili uroi për rikthimin në Kuvend te Pandeli Majkos që mori mandatin pas arrestimit të Alqi Bllakos, por është mirëpritur nga të gjithë. 

Fjalimi i Leskaj është duatrokitur edhe nga ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, gjë që ka sjellë zemërimin e Taulant Ballës. Siç dëgjohet edhe nga videoja e mëposhtme, në momentin që Spiropali duartroket nga vendi, Balla e “zgjon”: Për çfarë duartroket moj, e dëgjove se ca tha ai?

Po çfarë përmbante tha Bujar Leskaj e pse u mërzit Balla me Spiropalin? 

“Më lejoni të jap një urim të veçantë për deputetiun më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit, Pandeli Majko. Një politikan me integritet, që meriton respekt. Në fakt besoj që Majko nuk do të jetë tek grupi parlamentar i kanabisit,“-tha Leskaj, por Spiropali nuk është treguar e vëmendshme dhe ka duartrokitur me turmën duke menduar se ishte për Majkon. Po gaboi dhe iu “tërhoq veshi”!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bujar leskaj elisa spiropali pandeli majko bujar leskaj elisa spiropali pandeli majko

Sondazh

Poll