Aktualitet

Braktis fëmijën e mitur, shpallet në kërkim 30-vjeçarja në Elbasan

14 Prill 2022, 18:08 Nga DOSJA
Braktis fëmijën e mitur, shpallet në kërkim

ELBASAN– Një 30-vjeçare banuese në Elbasan është shpallur në kërkim pas denoncimit nga ish-bashkëshorti në Komisariatin e qytetit. E reja, e identifikuar me inicialte B. M., ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari dhe është zhdukur.

Mbi të rëndon vepra penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan elbasan

Sondazh

Poll