Aktualitet

Klodiana Lala: Laert Haxhiu më i rrezikshmi, boss-in e ka në burg, Lici është jashtë

14 Prill 2022, 20:21 Nga DOSJA
Klodiana Lala: Laert Haxhiu më i rrezikshmi, boss-in e ka në burg,

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë renditjen e personave më të rrezikshëm sipas saj në vendin tonë. E ftuar në emisionin “Opinion”, Klodiana Lala tha se për të më i rrezikshmi është i riu nga Lushnja, Laert Haxhiu, ndërsa pas tij sipas saj është Ibrahim Lici. Sipas saj, boss-i i Haxhiut është në një nga burgjet e sigurisë së lartë, ndërsa Lici nuk ndodhet fare në Shqipëri.

Për mua më i rrezikshmi që duhet të kapet është Laert Haxhiu, ka mbështetjen e një  prej grupeve më të rëndësishme kriminale në vend, e kryen vrasje për llogari të tyre. Kreu i grupit që e kontrakton për të kryer krimet është i dënuar në një prej burgjeve të sigurisë së lartë. Ka precizion dhe ka shumë njerëz besnikë pranë tij. Tentoi që të vriste nipin e Aldo Bares. I dyti është Ibrahim Lici, është një ndër njerëzit që ka shumë saktësi. Edhe pse vetë nuk e pranon, qëllon me të majtën, është mëngjerash. Janë shumë të rrallë vrasësit me të majtën. Në dijenë time ndodhet jashtë vendit. Më pas, Jani Aliaj, Talo Çela, i fundit është Erion Llapushi,”-tha Klodiana Lala.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim lici klodiana lala laert h ibrahim lici klodiana lala laert h

Sondazh

Poll