Aktualitet

Është bërë “PENTITO”? Alqi Bllako fillon të flasë! Pyetet nga SPAK, avokati zbulon DETAJE

14 Prill 2022, 18:36 Nga DOSJA
Është bërë “PENTITO”? Alqi Bllako fillon të

Përmbi dy orë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u pyet nga SPAK për procedurën e dhënies me koncension të inceneratorit të Fierit, një çështje që i kushtoi atij jo vetëm mandatin, por edhe lirinë.

Bllako, sipas burimeve të Top Channel, ka këmbëngulur se si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në atë kohë, nuk ka pasur funksion vendimmarrës, por vetëm përcjellës shkresash. Ish-zyrtari ia ka deleguar përgjegjësinë anëtarëve të komisionit që ishte ngritur jo vetëm për të kryer, por edhe për të ndjekur procedurën e shpronësimit të tokës.

Të njëjtin version përsëriti në përfundim të marrjes në pyetje edhe avokati i tij. Për akuzën se punësoi të atin në kantier duke përvetësuar shumat korruptive, Bllako e ka hedhur poshtë qëndrimin e SPAK. Kjo dëshmi do të administrohet në fashikull deklaron SPAK.

A do kemi një Alqi Bllako të penduar?

Avokati: Të penduar ? Për çfarë?

Pas kësaj përballjeje, i dyti që del para prokurorëve është eprori i tij, Lefter Koka, i cili është transferuar nga paraburgimi në Tiranë drejt një institucioni penitenciar pranë familjarëve në Durrës. Edhe Lefter Koka. ndaj të cilit ka dy masa sigurie të arrestit me burg, do të pyetet për inceneratorin e Fierit.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako alqi bllako ne spak alqi bllako alqi bllako ne spak

Sondazh

Poll