Aktualitet

Pr.ligji mbërrin në Kuvend, menaxhimi i Parkut të Butrintit i kalohet fondacionit amerikan

14 Prill 2022, 16:31 Nga DOSJA
Pr.ligji mbërrin në Kuvend, menaxhimi i Parkut të Butrintit i

TIRANË- Ka mbërritur në Kuvend projektligji për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.

Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Në draft, janë bërë përcaktime edhe lidhur me tarifat dhe çmimet e biletave.

“Çmimi mesatar i biletës së hyrjes në pasurinë kulturore i caktuar më sipër është 75% e çmimit të biletës standarde të hyrjes për të rriturit. Fondacioni këtë drejtën të indeksojë vlerën e çmimit mesatar të biletës së hyrjës në pasurinë kulturore të përcaktuar sipas normës së inflacionit nga Banka e Shqipërisë dhe ta rrisë atë deri në 30% të vlerës së indeksuar,”-shkruhet në projektligj.

Fondacioni ka të drejtën e përcaktimit e të arkëtimit të tarifave për hyrjen e publikut. Tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Po ashtu, në të njëjtin dokument caktohet se vlera e financimit do të bëhet nëpërmjet grantit të AADF-së 4.9 milionë dollarë. Ndërsa një nga elementet e parashikuar në marrëveshje është ndërtimi i një qëndre të re vizitorësh. Përveç caktimit të tarifave dhe shfrytëzimit të zonës së mbrojtur, fondacionit i jepet e drejta e kontraktimit të personave të tretë për kryerjen e shërbimeve specifike. Megjithatë marrëveshja konsiderohet ende një projekt, pasi ende nuk e ka marë “dritën jeshile” nga Kuvendi.

Projektligjin e Plotë mund ta lexoni këtu

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore aadf parku i butrintit aadf parku i butrintit

Sondazh

Poll