Sport

Trajneri i Bayernit Nagelsmann: “Nuk e di se çfarë më pret, por nuk kam frikë”

14 Prill 2022, 13:36 Nga DOSJA
Trajneri i Bayernit Nagelsmann: “Nuk e di se çfarë më

GJERMANI – Pa frymëzim, me yjet e lodhur, pa kapacitetin përcaktues, Bayern mbeti jashtë Champions League të martën, nga e cila, Villarreali i Unai Emery e eliminoi (1-0 dhe 1-1).

Julian Nagelsmann, trajneri i skuadrës së Munichut, tha se nuk ka “frikë” nga e ardhmja, megjithëse do t’i duhet ta fillojë nga e para, duke e ditur se nuk mund të shpenzojë aq shumë sa gjigantët e tjerë të futbollit europian.

“Nuk e di se çfarë më pret, por nuk kam frikë. Ka gjëra më të këqija. Por fajin e kam unë, jo lojtarët e mi”,– ishin fjalët e Nagelsmann, i prekur dukshëm pas 1-1 që nënkuptonte lamtumirën e Champions League nga Bayern.

Në sezonin e tij të parë në krye të bavarezëve, Nagelsmann, 34 vjeç, nuk mundi të kalonte çerekfinalet në Champions League. Papritur, “nëndetësja e verdhë” e la jashtë gjysmëfinales, në një sezon në të cilin, edhe pse në datën 23 ai mund të këndojë triumfin në Bundesligë.

Sipas të përditshmes “Bild”, presioni mbi Nagelsmann “do të bëhet i madh”. Dhe, për revistën “Kicker”, ish-trajneri i Leipzig “i ka dhënë një shtysë Bayernit, por trashëgoi një grup më të dobët, pas largimit të David Alaba dhe Jérôme Boateng verën e kaluar, si dhe Thiago, Ivan Perisic dhe Philippe Coutinho më parë”. 

Nagelsmann kujtoi se “ne jemi eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Gjermanisë, i njëjti bilanc si sezonin e kaluar, nuk mjafton për Bayernin”. Hansi Flick, aktualisht trajneri i Gjermanisë, ishte në krye të skuadrës së Mynihut sezonin e kaluar, në të cilin ata rifituan Bundesligën.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport julian nagelsmannit nagelsmann si trajneri i ri i bayern të falënderoj edhe julian nagelsmann julian nagelsmannit nagelsmann si trajneri i ri i bayern të falënderoj edhe julian nagelsmann

Sondazh

Poll