Politike

Mungesa e sërumeve kundër tetanozit dhe pickimit të gjarpërinjve, Vokshi: E turpshme, si po mbulohet skandali nga qeveria

14 Korrik 2019, 19:37 Nga DOSJA
Mungesa e sërumeve kundër tetanozit dhe pickimit të

TIRANË– Një ditë më parë Albana Vokshi bëri nëj denoncim në rrjetet sociale në lidhje me mundesën e serumit anti-tetanik (ose në gjuhën popullore serumi kunder tetanozit) dhe serumi anti-viper (ose ndryshe serumi që përdoret ndaj pickimit nga gjarpri).

Sot, Vokshi ka publikuar një tjetër status ku shkruan se ka nisur të bëjë vetë verifikimet nëse realisht ka mungesa të këtyre barnave apo janë thejsht denoncime farsë.

Në statusin e saj, Vokshi shkruan se shumë qendra shëndetësore nuk janë të pajisura me këto dy lloje sërumesh dhe se këtë skandal, ministria e Shndëtësisë po mundohet ta mbulojë.

Statusi i Albana Vokshit

– A mbajnë përgjegjësi Operatori i Kujdesit Shëndetësor dhe Agjensia Kombëtare e Barnave, për mashtrimin që i bëjnë publikut???

– Te dy agjensive ju deshen me shume se 24 ore, per nje reagim mbushur me mashtrime ne lidhje me serumet anti-viper dhe anti-tetanik.

Një miku im mjek me telefonoi sot pasdite e me njoftoi per nje reagim qe kishin bere Operatori i Kujdesit Shendetesor dhe Agjensia Kombetare e Barnave ne lidhje me nje statusin tim ne fb per mungesat ne rrjetin e hapur te farmacive ai dhe ne qendra shendetesore e spitale te serumeve anti-tetanike dhe anti-viper.

Kerkova reagimin zyrtar ne faqen e Ministrise dhe te Ministres se shendetesise si dhe ne fcb perkatese, por nuk e gjeta. Kerkova me tej ne faqen zyrtare te Agjensise se barnave, si dhe ne fcb te saj. Pervec propagandes rilindase dhe shperndarjes se cdo aktiviteti te Ministres Manastirlliu, nuk gjeta asgje per barnat qe mungonin.

Me se fundi e gjeta reagimin ne pak portale lajmesh online. Ne te, te dy agjensite, njoftonin qe nuk kishte mungesa te serumit antitetanik dhe anti viper as ne rrjetin e hapur farmaceutik as ne te gjitha qendrat shendetesore apo spitalet.

Per te mbuluar skandalin, kane futur ne reagim edhe Agjencine Kombetare te Barnave qe ne fakt duhet te pergjigjet per cilesine, kontrollin dhe sigurine e barnave, te cilat NUK PO I KRYEN. Por ne rastin konkret, Agjencia Nuk eshte pergjegjese per furnizimet me barna. Ajo thjesht pajis importuesit me autorizimet e nevojshme. Ndaj, minimalisht, drejtuesi i Agjensise mund te kishte heshtur e jo te behej bashkefajtor.

Gjithashtu, miq qe punojne ne qendra shendetesore me thane, qe te djelen ne oren 10.30 ne mengjes, operatori i kujdesit shendetesor, kishte derguar nje email, ku i kerkonte drejtorive rajonale shendetesore te njoftonin me URGJENCE, brenda ores 12.00 (po diten e djele), gjendjen e injeksioneve antiviper dhe antitetanik per cdo qender shendetesore.

Duke pasur te gjithe deshiren per te qene gabim vete, e per t’i besuar ketij reagimi, (pavaresisht qe muajt e fundit ne PD kane ardhur shume denoncime e ankesa per mungesa), duke mos ju referuar as deshmive me ze e figure te emisionit fiks fare, bera nje kerkim te shpejte. Ne te dy qendrat shendetesore per te cilat pyeta ne Luz te Vogel dhe Lekaj te Kavajes, nuk kishte as serum anti-tetanik dhe as anti-viper.

Ne rrjetin e hapur te farmacive te dy serumet MUNGOJNE!!

Ajo cka e ben edhe me te rende situaten eshte qe ne farmaci mungojne edhe shume barna te tjera jetike, alternativa te para ose te vetme te listes. Per te cilat pacietet detyrohen ti drejtohen kondrabandes ose t’i luten Zotit.

Eshte i turpshem shperdorimi me postin dhe mashtrimi i publikut sidomos per ceshjtje shendeti dhe jete.

Edi Ramës nuk i interesojne qytetaret, por oligarket. Ndaj me Edi Rames shendetesia dhe farmaceutika do vaZhdojne te jene sektoret qe lengojne me shume per shkak te vjedhjes, abuzimit dhe korrupsionit galopant

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi denoncimi i vokshit mungesa e barnave albana vokshi denoncimi i vokshit mungesa e barnave

Sondazh

Poll