Bota

Masakra e Srebenicës, SHBA i quan kriminel lufte dy ish-gjeneralët, Mlladiç dhe Karaxhiç

14 Prill 2022, 15:21 Nga DOSJA
Masakra e Srebenicës, SHBA i quan kriminel lufte dy ish-gjeneralët,

BOSNJE HERCEGOVINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje Hercegovinë ka përkujtuar masakrën e Srebenicës me anë të disa fotove të ambasadorit Michael Murphy në memorial.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasada amerikane i ka quajtur kriminel lufte dy ish-gjeneralët e ushtrisë serbe, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç.

Mlladiç dhe Karaxhiç janë kriminelë lufte, jo heronj. Asnjë sasi mohimi, asnjë mural dhe asnjë monument nuk mund ta ndryshojë këtë.“-shkruhej në postim.

The United States will never forget the Srebrenica genocide committed by elements of the Army of RS at the command of Ratko Mladic and Radovan Karadzic. Mladic and Karadzic are war criminals, not heroes. No amount of denial, no mural, and no monument can change that. pic.twitter.com/l1XYjgEzTC

— US Embassy Sarajevo (@USEmbassySJJ) April 14, 2022

Masakra e Srebenicës konsiderohet si një nga më të rëndat në historinë moderne europiane. Ajo solli vdekjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë të moshës 12 deri 77 vjeç, të përndjekur nga fillimvitet 90 kur nisën konfliktet etnike në vend. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ambasada amerikane ne bosnje masakra e srebenices michael murphy ambasada amerikane ne bosnje masakra e srebenices michael murphy

Sondazh

Poll