Bota

Ministri irlandez viziton Kievin: Ushtria jonë është neutrale, por ne nuk jemi ndaj luftës

14 Prill 2022, 15:11 Nga DOSJA
Ministri irlandez viziton Kievin: Ushtria jonë është neutrale,

UKRAINË– Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney po viziton qytetin e Bucha, ku vrasja e dyshuar e civilëve nga forcat ruse është dënuar gjerësisht.

Duke folur më herët për RTE, Coveney tha se zona ishte shkatërruar ashtu si dhe popullsia e saj. Ai tha se Bucha ishte për Kievin si “Sutton është për Dublinin ose Carrigaline për Cork”, një qytet i madh “i shkatërruar plotësisht” dhe se “nëse dikush më thotë se nuk është një krim apo një krim kundër njerëzimit, unë duhet të bindem”.

“Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm në këtë kohë se Ukraina nuk ka nevojë për simpati, ajo ka nevojë për veprim dhe mbështetje të fortë praktike për t’u mbrojtur, dhe megjithëse Irlanda është ushtarakisht neutrale, më lejoni të jem i qartë se nuk jemi neutralë për këtë luftë dhe konflikt dhe për të ardhmen e vendit tuaj.” –tha Coveney.

Coveney shtoi se Irlanda po sigurohet që do të ketë një infrastrukturë ligjore ndërkombëtare që mund të hetojë plotësisht të gjitha ato krime. Ai tha se po e përdor vizitën në Ukrainë për të treguar solidaritet dhe për të theksuar përpjekjet e Irlandës për të ndihmuar vendin “përballë agresionit rus”.

Duke folur nga Ukraina, ku ai ka zhvilluar bisedime me Kulebën dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në Kiev, Coveney tha se Irlanda ka dhënë tashmë mbi 20 milionë euro ndihmë humanitare.

Kam përshkruar qasjen tonë ndaj sanksioneve të BE-së për të siguruar që sanksionet mund të jenë me të vërtetë një pengesë për vazhdimin e kësaj lufte”, tha Coveney.

Ministri shtoi se Irlanda mbështet fuqimisht ambicien e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se ai dëshiron të bisedojë me ta në detaje për këtë. Më herët, Coveney ka thënë se vrasja e civilëve nga forcat ruse që pushtojnë Ukrainën ka të ngjarë të jenë krime lufte. Vizita e ministrit në kryeqytet është e para nga çdo ministër i jashtëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ekspertët mjeko-ligjorë mbërritën sot në Bucha për të ndihmuar autoritetet ukrainase të zbulojnë se çfarë ndodhi në qytet, ku qindra trupa janë zbuluar që kur forcat ruse u tërhoqën. Moska mohon të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë dhe ka thënë se vdekjet në Bucha ishin një “falsifikim monstruoz” i organizuar nga Perëndimi për ta diskredituar atë.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi simon coveney lufta ukraine-rusi simon coveney

Sondazh

Poll