Aktualitet

Inceneratorët/Alqi Bllako 3 orë para SPAK, heq përgjegjësitë nga vetja: Çova vetëm shkresën

14 Prill 2022, 10:38 Nga DOSJA
Inceneratorët/Alqi Bllako 3 orë para SPAK, heq

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është marrë në pyetje për rreth 3 orë rresht në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Duke nisur që në orën 13:00, Bllako ka dalë nga qelia ku po pret vendimin  nga drejtësia për të shkuar para hetuesëve ku ka treguar gjithë çfarë di lidhur me aferën e inceneratorëve.

Burime për Dosja.al, Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë korruptive, duke pretenduar se nuk ka pasur funksion vendimarrje. Ai ka hequr të gjitha përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim. Por gjithashtu shtoi se punësimi i të atit nuk ishte firmosur nga Klodian Zoto, por nga administratori italian i kompanisë. 

“Dërgova vetëm shkresën për miratimin në qeveri. Kontrata për punësimin e babait tim nuk u firmos nga Klodian Zoto, u firmos nga administratori italian. Babai ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrveshja për inceneratrin e Fierit,“-mësohet se është shprehur ai para hetuesëve. 

Ndërkohë në pyetje nga SPAK do të merret edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili pritet qëditën e nesërme në orën 10:00 të përgjegjet para hetuesëve. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe ish-sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri, Alqi Bllako, pritet të merren në pyetje nga prokurorët që po hetojnë dosjet e inceneratorëve. Pyetja e dy ish-zyrtarëve do të kryhet në cilësinë e të pandehurve pas masës së arrestit me burg, që është dhënë nga Gjykata e Posaçme. Prokuroria pritet të vendosë para përgjegjësisë penale persona të tjerë për inceneratorin e Fierit, për të cilin u firmosën 9 urdhra arresti. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako alqi bllako ne spak alqi bllako alqi bllako ne spak

Sondazh

Poll